Lufta ndaj krimit të organizuar, Kraja: Në 2021 sekuestruam 200 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalzit, konfiskuam 4 hotele! Me këto fonde ngritëm laborator ekspertize për SPAK

16 Mars 2022, 10:02 | Përditesimi: 16 Mars 2022, 10:02

Gjatë 2021 përmes ligjit antimafia dhe me kërkesë të SPAK janë dhënë 14 vendimet sekuestrimi, janë konfiskuar 4 hotele, trojet e të cilave i janë kthyer shtetit dhe janë sekuestruar mbi 200 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalzit. Këtë e bëri të ditur kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili tha se lufta ndaj krimit të organizuar është prioritet i institucionit të tij dhe BKH-së.

Gjatë konferencës për "Iniciativa rajonale kundër korrupsionit", Kraja tha se me paratë e konfiskuar krimit është ngritur një laborator ekspertize tepër funksionale e të vlefshëm për SPAK.

r.k./Shqiptarja.com