'Lufta në PD', mbështetësve të Berishës i hidhet vaj te shkallët e zyrës së degës nr.1 në Tiranë për të rrëshqitur

18 Dhjetor 2021, 10:22 | Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 10:22

'Lufta' në PD duket se ka kulmuar sot, me Sali Berishën që po mban referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe këtë të fundit që do të zhvillojë sot Kuvendin Kombëtar. Në këtë luftë janë përfshirë padyshim edhe mbështetësit e të dy palëve, ndërsa në shkallët e selisë së degës nr.1 të PD në Tiranë ishte hedhur vaj për t'i penguar mbështetësit e Berishës të votonin. Kjo u bë me dije nga Belind Këlliçi.

  •  

KT/Shqiptarja.com