Lufta në Ukrainë, mblidhet Këshilli i Sigurimit në OKB, ambasadori shqiptar Ferit Hoxha: Paqja e vonuar do të sjellë varfëri ekstreme në Ukrainë

17 Mars 2022, 22:33 | Përditesimi: 17 Mars 2022, 22:33

Këshilli i Sigurimit në OKB-së po zhvillon një seancë të posaçme në Nju Jork mbrëmjen e sotme, teksa po diskuton për pushtimin rus të Ukrainës dhe krizën humanitare që ka prekur vendin. Përfaqësuesi i përhershëm i Shqipërisë në OKB, ambasadori Ferit Hoxha, në fjalimin e tij duke përshkruar agresionin rus mbi Ukrainë dhe humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm, tha se çdo ditë paqeje e vonuar do të përshpejtojë një varfëri për Ukrainën. 

Sh.Sh/Shqiptarja.com