Lumi Osum del nga shtrati, pedonalja e qytetit të Beratit nën ‘pushtetin’ e ujit

21 Nëntor, 08:30 | Përditesimi: 21 Nëntor, 08:30

Moti i keq i cili ka përfshirë vendin ditët e fundit ka bërë që lumi Osum të dalë nga shtrati në orët e para të mëngjesit.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, pedonalja e Beratit është nën ‘pushtetin’ e ujit.

Niveli i ujit ka arritur në 20 cm, teksa rrezikohen bizneset aty pranë.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për heqjen e ujit.

r.k./Shqiptarja.com