Lushnjë/ Njëri tentoi të përdhunonte 35-vjeçaren, tjetri kryente plaçkitje në bashkëpunim, 2 të kërkuar në pranga

1 Gusht, 09:40 | Përditesimi: 1 Gusht, 09:40

Lushnjë- Dy persona të kërkuar për tentativë përdhunimi dhe vjedhje janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga Policia e Lushnjës, në dy aksione të ndara.

Pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative dhe lokalizimit të tyre, uniformat blu realizuan edhe operacionin, në një rast edhe me kolegët e Sarandës.

Të arrestuarit janë Robert Cerria dhe Olsi Duka, i pari për tentativën e abuzimit seksual dhe i dyti për plaçkitjet në bashkëpunim.

r.k./Shqiptarja.com