Lushnja ka hapur 129 kuti votimi nga 157 gjithsej dhe Eriselda Sefa po shkon drejt zgjedhjes si kryetarja e re e Bashkisë së për 1 mandat 1-vjeçar, me 58% të votave, për t'u ndjekur nga koalicioni 'Shtëpia e Lirisë' dhe i fundit Lulzim Basha.
16.782 vota ose mbi 58% ka marrë Eriselda Sefa e Partisë Socialiste, e ndjekur nga Elton Bano i koalicionit 'Shtëpia e Lirisë' me 9210 vota ose 26% dhe me vetëm 3183 vota ose vetëm 11% Indrit Sefa nga Partia Demokratike.
Partia Socialiste ka një rritje me 6% krahasuar me zgjedhjet e vitit të kaluar, ndërkohë që thuajse 3 herë ka rënë Partia Demokratike e Lulzim Bashës, 27% më pak vota se viti i kaluar.
Procesi i numërimit mendohet që të vijojë pa ndërprerje për të shpallur sa më shpejt rezultatin. Pjesëmarrja në votime në këtë bashki ishte 35.96 %.