Macron: Prania ime tregon riangazhimin e Francës në Shqipëri e Rajon

17 Tetor 2023, 11:29

Një marrëdhënie të riparuar e cilësoi Presidenti francez, Emmanuel Macron vizitën e tij historike për herë të parë në Tiranë. Macron vuri në dukje se ka qenë një gabim nga pala franceze fakti që qysh prej 1912 asnjë president francez nuk kishte shkelur tokën shqiptare, megjithatë Macron tha se prania e tij në Tiranë evidenton një ‘ndreqje’ të gabimeve të së shkuarës, duke i hapur rrugë bashkëpunimit mes Francës, vendit tonë dhe vendeve të Rajonit.