Majko në Repolitix: PD dhe LSI janë në konkurrencë me njëra-tjetrën! Meta sot që flasim kundërshtar politik i PS-së

1 Prill 2021, 22:29 | Përditesimi i fundit: 2021-04-01 22:29:56

Për Pandeli Majkon LSI dhe PD janë në konkurrencë me njëri tjetrin. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Majko tha se kjo u vu re qartë edhe në hapjen e fushatës elektorale të Partisë Demokratikë ku LSI nuk ishte fare prezentë.

‘PD dhe LSI janë në konkurrencë dhe kjo është e dukshme. Në hapjen e fushatës elektorale të PD-së as nuk i ftoj. Nuk diskutohet fitorja e PS-së, pse nuk merren vesh dy përfaqësues të opozitës. Tendenca e kundërshtarëve është që PS mos ta lënë mbi 70.’- tha Majko.

I pyetur në lidhje me deklaratën e presidentit Ilir Meta se nëse fiton PS-së mbi 71 mandate do të japë dorëheqjen, Majko u përgjigj shkurt duke deklaruar se Meta sot që flasim është kundërshtar politik i PS-së.

‘Ilir Meta është kundërshtar politik i PS-së sot që flasim. Në momentin që ne fitojmë zgjedhjet gjithçka është procedurë,  çdo procedurë është shkruar në kushtetutë kështu që askush nuk mund ta kundërshtojë atë.’- tha Majko.