Majko: Në situatën politike ku ndodhi me rëndësi zbatimi i marrëveshjes, partitë të shkojnë të qeta në zgjedhje

9 Korrik 2020, 21:25 | Përditesimi i fundit: 2020-07-09 21:32:27

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko tha se në këtë fazë politike ku ndodhet vendi me rëndësi është zbatimi i marrëveshjes së arritur më 5 qershor dhe se ndryshimet kushtetuese nuk janë prioritare. Ai tha se fillimisht duhet siguruar që të gjitha palët të shkojnë të qeta në zgjedhje dhe të mos lindin sërish debate apo tërheqja nga gara dhe braktisje të Kuvendit siç ndodhi me PD e LSI-në.