Makina del nga rruga në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen rëndë dy persona

25 Tetor 2021, 19:24

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në lagjen e ish-frutores. Të plagosurit ndodhen në spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti