Makina godet nga pas kamionin e parkuar anës rrugës në aksin Fier-Patos, 2 të plagosur

22 Shtator, 19:53 | Përditesimi: 22 Shtator, 19:53

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Fier - Patos pranë një karburanti.

Një automjet, tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të tonazhit të rëndë që ka qenë i parkuar.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier.

r.k./Shqiptarja.com