Makina me targa italiane humb kontrollin, shkakton aksident të 5-fishtë në Durrës! Pamjet e mjeteve të shkatërruara plotësisht, një prej tyre ndahet në dysh

18 Tetor 2021, 09:57

Një aksident i 5-fishtë është shkaktuar mëngjesin e sotme në Durrës në zonën e Currilave. Një makinë tip “Fuoristradë” me targa italiane teksa udhëtonte në drejtim të qytetit, në pjesën e kthesës e njohur si zona e Brrylit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetet përballë duke shkaktuar një zinxhir përplasjesh me mjetet e tjera, ku janë përfshirë 5 mjete, të cilat nga përplasja kanë përfunduar në anë të rrugës pranë bizneseve të zonës.

Përplasja ka qenë tepër e fortë ku në videot e siguruara nga Report Tv dallohen makinat e shkatërruar plotësisht, madje njëra prej tyre është shtypur dhe ndarë në dysh.  Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar.