Makina përplas motorin në Vlorë, drejtuesi përfundon në spital

15 Janar 2022, 11:05

Një person është lënduar mëngjesin e kësaj të shtunë në Vlorë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë Teatrit Petro Marko në Vlorë.

Sipas informacioneve një automjet i llojit Hyndai ka përplasur një motor fast foodi, ku si pasojë është lënduar drejtuesi i motorit.