Makina përplas për vdekjen 56-vjeçarin në Berat, e merr disa metra zvarrë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

20 Tetor 2021, 12:05 | Përditesimi: 20 Tetor 2021, 12:05

Viktima Artur Abazaj ishte përpjekur të kalonte rrugën përgjatë vijave të bardha, kur është goditur nga një mjet që udhëtonte me shpejtësi në drejtim të Beratit dhe sipas dëshmitarëve në vendngjarje mjeti e ka tërhequr 56-vjeçarin disa metra zvarrë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia e Beratit ka kryer edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe ka pyetur edhe dëshmitarët që sapo kishin dalë nga puna në momentet që u godit për vdekje Abazaj, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të një biznesi përgjatë rrugës, i vetmi në këtë zonë me kamera sigurie.

r.k./Shqiptarja.com