‘Makthi’ i çiklistëve në Durrës kapet ‘mat’ nga kamerat e sigurisë, në pranga hajduti i 9 biçikletave në 4 muajit e fundit

11 Tetor 2021, 14:26 | Përditesimi: 11 Tetor 2021, 14:26

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar hajdutin përgjegjës për 9 vjedhje biçikletash, i cili është shndërruar në një makth për çiklistët gjatë 4 muajve të fundit.

K.M 28 vjeç, K.M 38 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, është kapur nga kamerat e sigurisë teksa po vidhte një biçikletë. Këtë rast  e ka denoncuar në polici edhe I.Sh, i cili ka treguar se një person i ka vjedhur biçikletën gjatë natës.

r.k./Shqiptarja.com