Maliqi thahet për ujë, banorët: Vjen me baltë dhe insekte! Bashkia: Probleme tek depoja që furnizon dy fshatra, kemi marrë masa

23 Dhjetor 2021, 17:49 | Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 17:49

Rreth 800 banorë të fshatit Shëngjergj të bashkisë Maliq prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Sipas tyre situata rëndohet më shumë kur edhe ai pak ujë që vjen në rubinete është i ndotur dhe me insekte. Shumica detyrohet ta blejë ujin por ka edhe nga ata që për shkak të kushteve ekonomike konsumojnë ujin e cesmave duke rrezikuar jetën. 

 

r.k./Shqiptarja.com