Mallakastër/ Kultivoi parcelën me hashash, ‘Koordinata’ kap mat 58-vjeçarin teksa kujdesej për bimët

8 Gusht, 09:36 | Përditesimi: 8 Gusht, 09:44

Mallakastër- Një parcelë hashashi është zbuluar nga Policia e Mallakastrës orët e fundit gjatë një operacioni për monitorimin e territorit.

Pak pasi gjatë aksionit të koduar “Koordinata”, u gjetën 77 bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara dhe u kap në flagrancë brenda parcelës autori i dyshuar.

Burime zyrtare të policisë bënë me dije se i ndaluari është 58-vjeçari Kastriot Xhemalaj.

E.H/Shqiptarja.com