Vetëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama mblodhi kryebashkiakët e vendit të cilët i kritikoi për keqmenaxhimin në sektorin e ujësjellësit, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e bashkive në qarkun e Fierit.
Balluku u ndal në investimet e kryera në këtë qark, por edhe tek keqmenaxhimi i burimeve njerëzore. Ministrja zbuloi shifrat e punonjësve, që ishin shumë herë më të larta, sesa është e nevojshme për 1000 abonentë. Mallakstra ishte kampione, sipas Ballukut, ku për 1000 abonentë, ka 16 punonjës.


















