Mandati i Alfred Ballës, anëtari i KLP: S’mund ta ushtrojë më funksionin e kryetarit, vendimi i KPA i formës së prerë! T’i drejtohet Strsaburgut

27 Maj, 11:46

KLP po diskuton për mandatin e kryetarit Alfred Balla, pas vendimit të KPA për ta përjashtuar me 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Sokol Stojani tha se vendimi i KPA është i formës së prerë dhe duhet ekzekutuar menjëherë dhe Balla s’mund të qëndrojë më në detyrë. Stojani tha se sipas Kushtetutës Balla duhet të lërë detyrën dhe e vetmja rrugë që ka është t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.