Manja: Brenda pak vitesh, ‘jetësojmë’ drejtësinë dixhitale! Në 2027, mikpresim Kongresin Botëror të Drejtësisë

9 Qershor, 12:00 | Përditesimi: 9 Qershor, 12:50

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në fjalën që mbajti në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta në Vlorë, përmendi me reformën në drejtësi, u rikthye besimi i publikut te drejtësia. Kjo konferencë, tha ministri, zhvillohet në një moment të veçantë për vendin pasi në vitin 2027 do të mikpresë Kongresin Botëror të Drejtësisë.

Përmendi gjithashtu se Shqipëria ka ndërmarrë një investim të madh në dixhitalizimin e sistemit gjyqësor përmes ngritjes së Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS). Ministri theksoi se janë siguruar fondet e duhura për implementimin dhe financimin e plotë të këtij sistemi për gjyqësorin shqiptar.

Ky investim, sipas tij, së bashku me mbështetjen mbi 7.5 mln euro nga BE dhe mbi 1/8 mln euro nga Suedia, do të bëjë të mundur që brenda pak vitesh sistemi i drejtësisë shqiptare të ketë sisteme moderne dhe të jetësojë e-drejtësinë.

r.k./Shqiptarja.com