Maqedonia e Veriut rekord të infektuarish me COVID, zv.ministri i Shëndetësisë për Report Tv: Qytetarët nuk po vaksinohen, spitalet po mbushen me ritme të shpejta

23 Gusht 2021, 18:36 | Përditesimi: 23 Gusht 2021, 18:36

Maqedonia e Veriut prej ditësh po përballet me një rekord të infektuarish me COVID-19, por edhe me një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave. Në një lidhje për Report Tv, zv.ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani tha se kjo rritje ka ardhur për shkak se qytetarët nuk kanë zbatuar masat anti-COVID. Por një problem i madh, sipas tij mbetet fakti që qytetarët nuk po vaksinohen. Teksa shtoi se kapacitetet spitalore po mbushen me ritme të shpejta, ku situata më kritike mbetet në Tetovë dhe Gostivar.

r.k./Shqiptarja.com