Mara: Ngritja e një portofoli për kriptovalutat e sekuestruara, domosdoshmëri për ne! Duhet ndërhyrje ligjore

11 Nëntor, 15:20 | Përditesimi: 11 Nëntor, 15:27

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara theksoi edhe nevojën e krijimit të një portofoli për administrimin e kriptovalutave të sekuestruara. Ai u shpreh se duhet të bëhet ndërhyrje ligjore, por shtoi se edhe me disa dakordësi mund të bëhet pa pasur ndërhyrje. Sipas tij, menaxhimi dhe ruajtja e kriptovalutave, bazuar në praktikat ndërkombëtare, kërkon procedura teknike dhe speciale.

 

A.A/Shqiptarja.com