Maratona e Tiranës, mes garuesve është edhe Ramush Haradinaj! Ish-kryeministri i Kosovës: Hera e dytë që marr pjesë

19 Tetor, 13:15 | Përditesimi: 19 Tetor, 14:58

Mes rreth 5100 garuesve në Maratonën e Tiranës është edhe Ramush Haradinaj. Ish-kryeministri i Kosovës, ka marrë pjesë në katëgorinë 21 kilometra, ndërsa tregon se kjo është hera e dytë që merr pjesë në këtë maratonë.

"Mora pjesë në kategorinë e 21 km. Për mua është një garë shumë e veçantë, është hera e dytë që marr pjesë", tha Haradinaj për Report Tv.

I.M/Shqiptarja.com