Marku: I thash mamit: Tani s’do të punosh më sa të kesh djalin gjallë se kam hedhur poshtë flamurin

27 Gusht 2022, 12:30

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë në dert ë tij, boksieri Florian Marku ka treguar vështirësitë që ka kaluar gjatë jetës për të arritur këtu ku është sot. Pavarësisht peripecive dhe ofertave që i kanë ofruar, Marku tha se kurrë nuk e ka hedhur poshtë flamurin shqiptar.

“Nuk jam mësuar me të tilla gjëra, ëndërr që është bërë realitet, të jem këtu dhe gjithë Shqipëri dh të gjithë të më shohin mua s’di ca të them. Siç e keni parë karrierën time kam qenë realisht dhe ashtu do ngelem. Kam lindur në Lushnjë dhe 6 vjeç kemi ikur në Selanik. E nisa futbollin, bëra disa vite, por nuk isha shumë i mirë. Ndërrova sportin, iu futa boksit. Nuk vi nga një familje shumë e pasur, prindërit kanë bërë punë krahu, nëna ime ka qenë pastruese. I kam thënë sa të kalojnë disa vite dhe i kam thënë s’ke për të punuar kurrë sa të jetë djali gjallë. Ajo s’ka nevojë të punojmë më. Ia kam dedikuar jetën këtij sporti. Të çarat janë të vogla, ja kam nisur karrierës në Greqi, se kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar. Kam pasur shumë opsione në Greqi, në Austri po shut, katër herë titullin kampion bote në kick boks. Kisha karrierë të suksesshme. I kam operuar duart pesë herë, është sport shumë i vështirë, njerëzit mendojnë se është fat", tha ai. 

    No videos found.