Marrëdhëniet greko-turke, ministrat e jashtëm të gatshëm për bashkëpunim! Njohje reciproke e certifikatave të vaksinimit

31 Maj 2021, 16:49

Edhe pse dy palët mbajnë qëndrime të ndryshme në disa aspekte të rëndësishme, Greqia dhe Turqi kanë shprehur vullnetin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve.

Deklaratat u dhanë pas takimeve që u mbajtën ditën e sotme mes ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias dhe homologut të tij turk Mevlut Cavusoglu.

Dendias në konferencën për shtyp pranoi se të dy palët "mbajnë qëndrime të ndryshme  dhe jo rrallëherë për çështje tejet të veçanta ata mbajnë pozicione diametralisht të kundërta, por që të dy ministrat kanë treguar vullnet për ti tejkaluar ato.

Dendias tha se të dy palët ranë dakord mbi një listë të programeve të bashkëpunimit ekonomik dhe mbi njohjen reciproke të certifikatave të vaksinimit Covid-19.

Ndërkohë që ministri turk tha se Athina dhe Ankaraja kërkojnë të "rrisin bashkëpunimin" dhe të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre "në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe interesave të përbashkëta pa kushte paraprake".