Marrëdhëniet Tiranë-Teheran dhe Reforma Zgjedhore të ftuar Ilir Kulla dhe Ivi Kaso

14 Janar 2020, 16:56

TIRANË- Ilir Kulla, këshilltar për çështjet e sigurisë ka deklaruar se Shqipëria nuk rrezikohet nga "lufta" mes Iranit dhe SHBA-së, edhe pse ka strehuar opozitën iraniane (MEK). Në studion  e "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Kulla shprehet se MEK, i strehuar në Manzë përbëjnë një rrezik hipotetik dhe jo real dhe se autoritetet e Iranit janë të vetëdijshme për faturën që do të paguanin në rast se do ndodhte një incident i mundshëm.  

"Jo, nuk është e rrezikuar Shqipëria. Iranianët e kanë të qartë se çfarë do lloj gjëje do ndodhte në Shqipëri, faturën do e paguanin ata, si puna e avionit që u rrëzua. Nuk mendoj se autoritet e Iranit duan një konflikt me perëndimit, sidomos me Europën, për një organizatë që është mbi 3000 km larg. Sot de facto ato nuk përbëjnë një rrezik hipotetik, por jo real. Nuk përjashton incidentet apo spiunazh. MEK nuk mund të rrezojnë qeverisë", tha Kulla.

TIRANE-Partia Demokratike nuk është pro ndryshimit të sistemit aktual zgjedhor në Shqipëri, proporcional rajonal. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' se çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e tij, por në Shqipëri sipas tij, problemi nuk është këtu, por te demokracia e brendshme e partive. Për Kason për momentin duhet të diskutohen cështjet më emergjente të Reformës Zgjedhore, ndërsa sistemi sipas tij i takon një reforme më të thellë kushtetuese. "Nuk besoj se ka një sistem të mirë apo të keq. Sistemi i takon një reforme më të thellë kushtetuese. Duhet të nisë me vërtetësi dhe pa paragjykime. Së pari duhet të diskutojmë pse ka dështuar sistemi aktual" tha ai.