Marrëveshja Kosovë-Serbi, Andoni në Report Tv: Politika e Albin Kurtit po bën hapa të vegjël por do të çojnë në njohjen reciproke

28 Gusht 2022, 14:13

Kosova dhe Serbia u pajtuan të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve dhe kjo marrëveshje shënoi fitoren e betejës të reciprocitetit për Albin Kurtin. Për këtë temë foli analisti Ben Andoni, i cili ishte i ftuar në Report Tv, ku tha se politika e Albin Kurtit po bën hapa të vegjël por që do të ndikojnë në marrëveshjen finale për njohjen reciproke.