Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Italia do e ratifikojë në Parlament! Dhoma e Deputetëve miraton Rezolutën: Inovative dhe mund të bëhet shembull

22 Nëntor 2023, 14:19

Parlamenti italian ka miratuar një rezolutë të propozuar nga mazhoranca që angazhon qeverinë që të ndërmarrë çdo aksion apo nismë për të zbatuar sa më parë marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët. Rezoluta kërkon ratifikimin në parlament, gjë për të cilën është dakordësuar edhe qeveria italiane.