Marrëveshja në Ohër, Ditmir Bushati: Dokumenti të ishte më i detajuar, me afate konkrete! Vullneti i Kosovës ka qenë përcaktues

20 Mars 2023, 22:15

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka cilësuar ‘përcaktues’ vullnetin e Kosovës për nënshkrimin e dokumenteve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘5 pyetjet’ nga Ilir Babaramo, Bushati tha se BE ka qenë në 3 pozicione të rëndësishme për dialogun Kosovë-Serbi që janë lehtësuesi, ndërmjetësuesi dhe udhëheqësi.