Marrëveshja për emigrantët me Italinë, avokatja e Popullit: Duam më shumë staf për të monitoruar garantimin e të drejtave për azil

22 Nëntor 2023, 12:33

TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në Komisionin e Ligjeve kërkon më shumë buxhet nga Ministria e Financave për këtë institucion. Buxheti i vitit 2024 për Avokatin e Popullit është 178,2 milionë lekë, por në seancën dëgjimore online, Ballanca tha se kjo shumë nuk i plotëson nevojat që ka ky institucion.