Marrëveshja për emigrantët me Italinë, ‘The Times’ zbulon projektin e bazës në Lezhë

17 Dhjetor 2023, 19:17

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët ka ngjallur interesin e mediave britanike. Megjithë pezullimin e paktit nga gjykata kushtetuese, The Times publikoi planimetrinë e qendrës pritëse në portin e Shëngjinit, e cila ka 4 godina, perimetër sigurie, por edhe dhoma intervistimi për policinë italiane dhe misionin EULEX.