Për herë të tretë, Gjykata e Apelit në Romë ka vendosur që emigrantët e paligjshëm në kampin në Gjadër, të kthehen në Itali. Vendimi, i cili detyron dërgimin në Itali të 43 emigrantëve që ndodhen aktualisht në Lezhë, u mor gjatë mbrëmjes së premtes (31 janar 2025). Kështu, të gjithë 43 emigrantët që u sollën në Shqipëri do të kthehen nesër (1 shkurt 2025) në Itali.
Gjyqtarët që ishin ngarkuar me shqyrtimin e dosjeve të çdo emigranti kanë vendosur të shprehin mendim negativ ndaj rikthimit, siç parashikohet në procedurën e miratuar nga qeveria.
Të gjitha këto ndodhin në pritje të një vendimi të Gjykatës Evropiane që do të shprehet përfundimisht në lidhje me çështjen e vendeve të sigurta më 25 shkurt.


















