Martina Pajollari lihet në burg, avokati i kushërinjve Mollaj: Vajza di diçka, është influencuar nga dikush

17 Tetor 2022, 10:36

Arrest me burg” është masa e sigurisë që gjykata caktoi sot për 18-vjeçaren Martina Pajollari, e cila dyshohet që të ketë qenë prezentë në momentin që është vrarë Martin Çeço.

Nevzat Tarelli, avokati i kushërinjve Edlir dhe Valter Mollaj ka dhënë një deklaratë lidhur me seancën e sotme.

Sipas deklarimit të avokatit ditën e sotme vajza është deklaruar para gjykatës dhe nuk dihet qartësisht nëse arrestimi i saj është kryer për shkak të kërkesës sigurim prove apo nëse prokuroria ka siguruar fakte të tjera të cilat e implikojnë vajzën me rol aktiv në krim.

Avokati ka hedhur hije dyshimin në influencimin e deklarimeve të të pandehurve Angjo dhe Pajollari, pasi sipas tij deklarata është ndryshuar 2 herë dhe në të dyja herët të pandehurit kanë deklaruar njësoj.

Ndërkohë sipas burimeve, gjatë seancës Martina Pajollari ka hedhur poshtë të gjitha deklarimet e mëparshme duke thënë se janë të pavërteta.

    No videos found.