Masakra e 21 janarit/ Xhaxhai i Aleks Nikës kërkon ndihmë nga deputetët në Kuvend: Hetimet po zvarriten, rezolutë për SPAK

16 Prill, 17:37 | Përditesimi: 16 Prill, 17:37

Mark Nika që prej vitesh kërkon drejtësi për nipin e tij, të vrarë para kryeministrisë 21 janarin e 2011-s, i kërkon Kuvendit të ndërhyjë në SPAK për përshpejtim të hetimeve. Edhe një rezolutë e Kuvendit do të ishte shkundje për SPAK ka thënë Nika, në takimin që ka zhvilluar me kreun e grupit parlamentar socialist Balla. Sipas tij hetimet po zvarriten.

I.M/Shqiptarja.com