Masakra e 'Gëdecit'/ Gjykata e Strasburgut u jep të drejtë familjarëve të viktimave: Duhet të ishin pjesë e procesit! Shteti të dëmshpërblejë 12 mijë euro Zamira Durdën

7 Nëntor 2023, 16:21

Gjykata e Strasurgut ka vendosur një gjobë prej 170 mijë eurosh ndaj Shqipërisë për çështjen Gërdeci. 12 mijë euro nga shuma në fjalë do shkojë si dëmshpërblim për Zamira e Feruzan Durajn, në lidhje me vdekjen 7-vjeçarit Erison Durdaj dhe plagosjen e Roxhens Durdaj, 11 vjeç. Sipas Strasburgut shteti shqiptar shkeli nenin 2 për të drejtën e jetës, dhe vendosi nga 10 mijë euro shpërblim për 15 persona të tjerë, të plagosur ose familjarë të viktimave