Ragip Gila, autori i masakrës me 2 të vrarë e 2 të plagosur në Shkodër, ka treguar në polici se kush ishte objektivi i tij.
Sipas informacioneve që ka siguruar Report Tv, ai ka thënë se për shënjestër kishte Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso.
“Me të e kisha, vetëm Genin (Erogenin), doja ta vrisja atë kisha objektivin kryesor”, ka thënë 29-vjeçari në polici.
Ragip Gila nuk ka folur më shumë dhe nuk ka dhënë detaje rreth konfliktit apo arsyeve që e kanë çuar për të kryer këtë vrasje. Ndërsa për personat e tjerë, është shprehur se nuk i njeh.
Oficerëve të policisë u ka thënë se i dhemb këmba, me argumentin se u rrëzua gjatë tentativës për t’u arratisur.
Megjithatë kjo deklaratë e Gilës nuk është marrë në konsideratë. 29-vjeçari do të merret sërish në pyetje për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes së tronditi opinionin publik.
Nga masakra me armë në mes të Shkodrës mëngjesin e së hënës mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra












