Masakra në Velipojë, Ademi për Report Tv: Mund të ishte parandaluar! Ende nuk janë dhënë lejet për shezlongët dhe pse ka nisur sezoni, e tmerrshme

28 Qershor 2021, 18:20

SHKODËR- Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi në një intervistë për Report Tv, ka bërë fajtor shtetin për ngjarjen e ndodhur në Velipojë që përfundoi me 4 viktima. Përballë gazetarit Ergys Kavaja, Ademi tha se është absurde që në kulmin e sezonit turistik, bizneset të mos kenë një kontratë për shfrytëzimin e hapësirës së plazhit. Nisur nga kjo, Ademi e konsideron si një ngjarje që mund të ishte parandaluar.

Ajo vë theksin se një ngjarje e tillë ndikon drejtpërdrejtë në sezonin turistik. Në intervistën e dhënë për Report Tv, Ademi ka zbuluar se si mori vesh lajmin, por edhe problematikës për ndarjen e shelzongëve në plazh, që u zbulua pas masakrës së ndodhur vë Velipojë.

    No videos found.