Masakroi nuse e vjehrrë në Devoll, zbardhet dëshmia e autorit: I vrava sepse s’më dhanë lekët e druve! Report Tv në shtëpinë e dy viktimave! Dëshmitarja: U trondita nga çfarë gjeta

6 Mars 2022, 15:42 | Përditesimi: 6 Mars 2022, 15:42

KORÇË-  Report Tv sjell rrëfimin tronditëse të gruas që gjeti në shtëpi të masakruara vjehërr e nuse nga në Progër të Devollit. Ndërkohë autori i krimit ka dëshmuar se dy gratë i vrau sepse nuk i kishin shlyer lekët e druve. Dëbora në oborrin e shtëpisë u bë dëshmitare e masakrës së Devollit, ku në fshatin Proger Ali Zili vrau gjatë grabitjes Fatmira Bami dhe Bukurie Bami, përkatësisht nuse dhe vjehërr. Njëjtë edhe boja e bardhë e banesës, në të cilën duken njollat e gjakut të përleshjes.

r.k./Shqiptarja.com