Mashtrim me TVSH, sekuestrohen 73 mln lekë llogari bankare të 6 kompanive! I shkaktuan shtetit mbi 500 mijë euro dëm

15 Prill, 16:58 | Përditesimi: 15 Prill, 16:58

Një tjetër skemë e organizuar mashtrimi me TVSH-në dyshohet se është krijuar mes bizneseve të ndryshime. Prokuroria e Tiranës njofton se janë 6 bizneset që kanë lëshuar fatura fiktive në vlerë mbi 73 mln lekë me qëllim përfitimin e paligjshëm të TVSH-së dhe shmangien e taksave. Janë bllokuar 6 llogari, ndërsa hetimet vijojnë.

I.M/Shqiptarja.com