Mashtroi mbi 2400 të huaj nga Franca, Italia e Gjermania, duke i vjedhur miliona euro, prangoset bosi izraelit i 'Call Center-it' në Tiranë! 20 të arrestuar të tjerë!

24 Dhjetor 2021, 12:11 | Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 19:07

Rafael Genish, pronari i një 'Call Center' në Tiranë është prangosur në kushtet e flagrancës nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit kompjuterik të të huajve nga Tirana. Ndërkohë që janë arrestuar 21 persona, nga 60 që u shoqëruar ditën e djeshme. Report Tv mëson se janë më shumë se 2400 shtetas të huaj që kanë re pre e mashtrimit. 

KT/Shqiptarja.com