Mazhoranca refuzoi kandidaturën e PD për Këshillin Mbikëqyrës të BSH, Agalliu: Po tenton të kapë edhe një institucion tjetër

31 Mars 2022, 18:17 | Përditesimi: 31 Mars 2022, 18:17

Deputeti demokrat Arbi Agalliu në një deklaratë për mediat, pasi mazhoranca refuzoi kandidaturën e Mateo Spahos për anëtar të këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, tha se PS po tenton të kapë një tjetër institucion të pavarur. Sipas tij, Spaho i plotëson të gjitha kriteret duke theksuar se PD kërkon gjithëpërfshirje.

 

Sh.Sh/Shqiptarja.com