Mbajti luanët në shtëpi, Fiqirete Alla: Arrita të shpëtoja vetëm njërin

15 Maj 2020, 10:29

Emisioni “Rreze Dielli” ishte në një vizitë në Kopshtin Zoologjik, ku u njohëm me Fiqerete Allën, gruan e parë në kopshtin zoologjik që ka punuar me luanët. Ajo tregon të gjithë rrugëtimin e saj të gati 30 viteve në kopështin zoologjik në rritjen e luanëvë dhe afeksionin që krijoi nga kujdesi i përditshëm për këto kafshë. ‘’Në vitin 1993 i kam pritur vetë, dhe filluan ciklin për t’u shtuar dhe ne e kuptuam që ishte shtatzanë luanesha dhe e ruajtëm kur lindi dhe e larguam mashkullin se i vriste, i mora dhe fillova ti ushqej me qumësht…