Mbërrijnë në kryesinë e Kuvendit prokurorët e SPAK, përveç avokatit Kalija, Balluku do të përfaqësohet dhe nga e motra

23 Shkurt, 09:58 | Përditesimi: 23 Shkurt, 09:58

Në kryesinë e Kuvendit ka mbërritur kreu i SPAK Klodian Braho së bashku me dy prokurorët që kanë në dorë çështjen e Belinda Ballukut, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Gjithashtu në Kuvend ka mbërritur dhe motra e Belinda Balluku, Palema Qirko në cilësinë e avokates. Pra Balluku në Këshillin e Mandateve, do të përfaqësohet dhe nga Pamela Qirko përveç avokatit Ardian Kalija.

I.M/Shqiptarja.com