Mbesa e Kryepeshkopit Anastas mes lotëve: Shqipëria u bë atdheu i tij i dytë, dashuria nuk bën dallim mes kombeve

30 Janar, 12:47

Mes lotëve, mbesa Roksana Janullatos i dha lamtumirën Kryepeshkopit Anastas. Në fjalimin e saj gjatë ceremonisë mortore, iu drejtua me fjalë të ngrohta popullit shqiptar, duke falënderuar për dashurinë e treguar ndaj xhaxhait të saj. Roksana Janullatos tha se xhaxhai i saj e deshi shumë popullin me të cilin jetoi për më shumë se 30 vjet dhe se Shqipëria u bë atdheu i tij i dytë.