Mbetën të bllokuar prej motit të keq, dalin pamjet kur nxirren 23 turistët te banjat e Bënjës

4 Nëntor 2023, 18:29

23 turistë janë shpëtuar nga autoritetet e emergjencës pasi mbetën të bllokuar te banjat e Bënjës në Përmet. Policia njofton se pavarësisht reshjeve të shumta të shiut, pas 2 orësh punë intensive, turistët janë nxjerrë  nga automjetet e tyre në vendin ku kishin mbetur të bllokuar, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në banjat e Bënjës, nga reshjet e shiut. Turistët janë transportuar dhe janë akomoduar në hotel, në qyetin e Përmetit, ku janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mbetën të bllokuar prej motit të keq, dalin pamjet kur nxirren 23 turistët te banjat e Bënjës