Mbi 25% e shqiptarëve paguhen 227 lekë për një orë punë! Pagat nëndeklarohen, eksperti: Fenomen që vetëm shtohet

14 Shtator, 19:22

Një bukë masive dhe një bidon ujë, vetëm kaq mund të blejnë pjesa dërrmuese të punësuarve në vend, me pagën e një ore punë.

Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se 25.3% e punonjësve marrin pagën minimale prej 40 mijë lekë në muaj. Praktikisht paga ditore përllogaritet në 1,818 lekë për 22 ditë punë, ose vetëm 227 lekë një orë punë.

Edhe pse kudo flitet për rritje të pagave, e shtyrë kryesisht prej mungesës së punonjësve, shifrat zyrtare tregojnë të kundërtën. Pas pagës minimale, janë afro 20% e të punësuarve në vend që marrin nga 40 mijë lekë deri në 50 mijë lekë, dhe më pas 9.4% që marrin nga mbi 50 mijë lekë deri në 60 mijë lekë.

    No videos found.