Mbi 380 mijë shqiptarë pro, Rama: Qytetarët folën! Do legalizojmë kultivimin e kanabisit mjekësor! Do hapen vende të reja pune dhe do rritet ekonomia

7 Prill 2022, 11:49 | Përditesimi: 7 Prill 2022, 15:47

Shqipëria do të legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore! Kjo tashmë është fakt, ka thënë kryeministri Edi Rama, pasi në Formularin e Këshillimit Kombëtar, 61% e qytetarëve kanë votuar "pro". Në prezantimin e përgjigjeve të këtij formulari, Rama tha se kjo do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

r.k./Shqiptarja.com