Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara, avokati: Masa 'arrest me burg' duhet të jetë alternativa e fundit

9 Prill, 17:10 | Përditesimi: 9 Prill, 17:10

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë u mblodhën për 4 orë për shqyrtimin e ndryshimit të praktikës gjyqësore për vendosjen e masës së arrestit në burg.

Avokati Luan Hasneziri ka dhënë qëndrimin e tij, i cili ka theksuar se praktika e aplikimit "arrest me burg" duhet të ndryshojë.

Sipas avokatit, "arresti me burg" duhet të jetë vetëm masa e fundit, kur çdo masë tjetër alternative është e papërshtatshme.

A.M/Shqiptarja.com