Mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste në Vlorë, prezantohet kandidatja për bashkinë, Brunilda Mersini

8 Tetor, 19:39 | Përditesimi: 8 Tetor, 19:39

Mersini e cilësoi një privilegj të veçantë faktin që është gruaja e parë që përfaqëson Partinë Socialiste në garën për drejtimin e Bashkisë Vlorë. Ajo theksoi se synimi i saj është të punojë me përkushtim për një qytet më të zhvilluar dhe më bashkëkohor, duke vënë theksin tek bashkëpunimi me qytetarët dhe transparenca në çdo vendimmarrje.

I.M/Shqiptarja.com