Mbrëmje festive në 'Air Albania', policia paralajmëron tifozët: Kontroll i rreptë, kërkojmë mirëkuptim

20 Nëntor 2023, 15:55

Shqipëri - Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në "Air Albania", për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E. Tanimë të kualifikuar për në fazën finale të "Gjermani 2024", mbrëmja e sotme do jetë festive për 22 mijë shqiptarët në stadium, me policinë që ka bërë apel për kontrolle të rrepta.